Takim letrar në mision të poezisë

Sadije Aliti dhe Behare Neziri ishin pjesëmarrëse në Festivalin e XIII Ndërkombëtar të Poezisë “Sofra poetike Borås 2024” të Suedisë. Festivali u mbajt në Borås, me lexim poezish dhe prezantim librash. QKSH Migjeni është një urë lidhëse mes njerëzve, gjuhëve dhe kulturave në Suedi e më gjërë. Mbi tridhjetë poet nga Suedia, Norvegjia, Anglia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria i dhuran publikut kënaqësi nga vargjet e tyre. Për dy ditë me rradhë në qytetin Borås dëgjohej kënga dhe vallja shqipe, poezia zinte vend me rëndësi në të gjitha gjuhët e botës, paraqiteshin para publikut poet nga vende të ndryshme, këngëtar, valltar, artist çka qytetit ia shtonte bukurinë. Antologjia e festivalit “Kurorë fjalësh-“En krans av ord”, ku janë përfshirë gjithsejt 147 poetë nga shtete të ndryshme, të cilët shkruajnë në 18 gjuhë si: shqip, suedisht, anglisht, kroatisht, bullgarisht, çekisht, arabisht, boshnjakisht, turqisht, spanjisht, italisht, kirgizi, moldavisht, tai, nepali, indisht, maqedonisht dhe portugalisht. Antologjia është botim i QKSH “Migjeni”, Borås, Suedi dhe u dhurua për të gjithë pjesëmarrësit.
“Ishte ky një tubim letrar ku krahas misionit të poezisë për të përcjellë një emocion, nuk ishte thjesht një renditje fjalësh, por një organizim kulturor e artistik, ku pati recitime, këngë dhe pika muzikore, me një përzgjedhje në stilin më të veçantë e origjinal për të mbërritur deri tek dashamirët e poezisë”-theksoi poetja Sadije Aliti.
Fëmijët e QKSH Migjeni që ishin fantastik në prezentimin e tyre, të gjithë poetët pjesëmarrës, aktorët, valltarët, këngëtarët si dhe shoqtat suedeze nga Borås Hembygdsgillen dhe 7HKF.
“A ka kënaqësi me të madhe se kur të rinjët dhe të rejat prezentojnë vallen, këngën dhe kulturën shqiptare në botë, kjo është puna e shoqatës, kjo është ndjenja e anëtarëve që punojnë me ruajtje dhe kultivimin e kulturës dhe traditës sonë në mërgatë. Ju lumtë të rinjëve e të rejave të QKSH Migjeni dhe shqiptarëve në tërësi për punën angazhimin dhe prezentimin e asaj që bëni në mërgatë”-tha mes tjerash Behare Neziri.
Në kuadër të Festivalit të XIII Ndërkombetar të poezisë “Sofra poetike Borås 2024” u ndanë tre çmimet e Festivalit për poetët Ingeli Aalto, Merita Kuçi për poezitë e tyre dhe Ismet Krasniqi-Lala për punën e tij në art. Në Festival u bë edhe promovimi i librave të autorëve, të cilëve janë poet anëtarë të QKSH Migjeni e në mesin e tyre Xheladin Shabani, Alexandër Ziso, Zylfije Gërvalla, Emine Hoti, Hamit Gurguri, Vjollca Gjikoka. Të pranishëm ishin edhe valltarë e anëtarë të shoqatës “Vëllazërimi” nga Athina për një prezentim fantastik në festival.
Pasuan shkëmbime bisedash e librash, takime e prezantime me miq e autorë, njohja me aktivitetet dhe projektet e gjithsecilit në vendet ku punojnë. Është një kënaqësi e veçantë me këta entuziast që prezentojnë para publikut vendas dhe të tjerë kulturën dhe traditën shqipe.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share