Tabanoc, janë gjetur mbi një mijë lloje të ndryshme monedhash, arrestohet 51-vjeçari nga Shkupi

Dje në ora 14:30 në stacionin policor në Tabanoc, me të hyrë në shtet, zyrtarët policorë kanë ndaluar S.J.(51) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit shtesë të personit iu gjetën dhe u konfiskuan 1120 copë monedha të ndryshme. Me të është zhvilluar bisedë zyrtare në të cilën personi ka sqaruar se monedhat i janë dërguar me ngarkesë, sipas marrëveshjes së mëparshme me persona në Republikën e Serbisë, prej nga ka shkuar për t’i marrë.

Personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë në Stacionin Policor Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit do të merren masat e nevojshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share