“Deponitë e egra fenomen i madh në Shkup” – Muzafer Bislimi: Kemi grumbulluar mbi 20 mijë metra kub deponi të egra për një vit

Muzafer Bislimi nga Higjiena Komunale në emisionin 99 Minuta me gazetren Fjolla Telai, ka shprehur shqetësimin për numrin e deponive të egra në Qytetin e Shkupit. Ai e quan këtë “fenomen i paparë”, ndërsa theksoi se më së shumti hudhen materiale ndërtimore.

“Edhe njerëzit privat bëjnë deponi të egra. Ato duhet t’ i parandalojë dikush prej institucioneve… Ne bashkëpunojmë me institucionet, por ata institucione duhet ta parandalojnë këtë fenomen të hudhjes së mbetjeve. Vetëm gjatë vitit 2022 ne kemi mbledhur deponi të egra dhe voluminoze prej 20.083 metra kub për një vit. Ajo është shumë e tepërt. Është e tmerrshme”, theksoi mes tjerash Bislimi.

Muzafer Bislimi është Udhëheqës i  Departamentit për mbetje voluminoze ndërtimore, deponi të egra dhe trajtimin e ujërave të zeza në Ndërmarrjen Publike Komunale “Higjiena Komunale – Shkup”./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share