“Swiftology”, Taylor Swift është tashmë një lëndë psikologjie

INGLEWOOD, CALIFORNIA – AUGUST 09: EDITORIAL USE ONLY. Taylor Swift performs onstage during “Taylor Swift | The Eras Tour” at SoFi Stadium on August 09, 2023 in Inglewood, California. (Photo by Kevin Winter/TAS23/Getty Images for TAS Rights Management)

Universiteti i Arizonës do të përfshijë një lëndë të re këtë vit, të quajtur “Psikologjia e Taylor Swift – Tema të avancuara të psikologjisë sociale”.

Institucioni shprehet se është një qasje “bashkëkohore” për të studiuar psikologjinë dhe shpreson se me anë të këngëtares dhe ndjekësve të saj duke marrë shembuj të marrëdhënieve parasociale, studentët mund të  mësojnë në një formë më argëtuese dhe të prekshme për ta.

Lënda do të prekë tema psikologjike që gjenden në këngët e Taylor Swift, përfshirë jetën, hakmarrjen, thashethemet dhe marrëdhëniet dashurore.

Sipas Alexandra Wormley, e cila do të udhëheqë mësimdhënien e kësaj lënde, “kur studentët lidhin materialin mësimor me jetën e tyre, rrit përthithjen dhe është më e lehtë për t’u mbajtur mend”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ideja për të sjellë një lëndë të tillë në universitet erdhi thjesht nga një bisedë me asistentët e saj, të cilët thanë me shaka se “do ta pëlqenin shumë një kurs rreth Taylor Swift”. Wormley hartoi një plan se si mund të ishte një kurs i psikologjisë së avancuar me Taylor Swift dhe departamenti e miratoi.

Ndërkohë në rrjetet sociale, lajmi është pritur me entuziazëm nga fansat e këngëtares që janë shprehur se do të regjistroheshin sa hap  e mbyll sytë.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja bëhet pjesë e lëndëve mësimore. Universiteti Clive Davis në Nju Jork ka gjithashtu një lëndë të dedikuar asaj si artiste.  Universiteti  Stanford ofron studimin e këngës “All Too Well (Ten Week Version)” si një analizë të thelluar. Së fundmi, një universitet në Belgjikë, kursi  “Literature: Taylor’s Version” do të krahasojë temat në këngët e Swift me ato të trajtuara në librat e shkrimtarëve të mëdhenj./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share