Superliga, kërkohet modifikimi i deklaratës për media/ UEFA rrezikon të vendoset në pozicion dobësie

UEFA ka ndërmarrë një përpjekje të dëshpërtuar për të minimizuar sa më shumë jehonën mediatike pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Organi europian i futbollit i ka kërkuar gjykatës të modifikojë deklaratën për shtyp, për vendimin që u konsiderua gjerësisht si humbje e UEFA-s në çështjen e Superligës.

UEFA nuk ka pranuar që gjykata në deklaratën e saj për media të vazhdojë të mbajë fjalinë se ajo dhe FIFA kanë abuzuar me pozitën e tyre dominuese. Në këtë mënyrë, kërkohet që kjo fjali në deklaratën për media të hiqet. Prestigjiozja britanike “The Times” ka zbuluar se UEFA ka kërkuar që modifikimi të bëhet vetëm në komunikatën për media dhe jo realisht në vendimin e gjykatës.

Sipas “The Times”, ky është një moment dobësie i UEFA-s. E para, organi që qeveris futbollin në Europë, kërkon të ulë sa më shumë efektin mediatik që ka kjo deklaratë dhe nga ana tjetër, tregon se në të vërtetë, si FIFA dhe UEFA janë të përgjegjshme se deri tani kanë abuzuar me pozitën e tyre në raport me klubet.

Këtë e tregon qartë edhe fakti se ato kërcënuan me përjashtim klubet dhe lojtarët nëse do të merrnin pjesë në një tjetër garë futbollistike që nuk organizohet prej tyre. “The Times” vlerëson se veprimi i fundit e ka dobësuar imazhin e UEFA-s, jo vetëm përballë klubeve që mbështesin Superligën por dhe shumë me gjerë. Tashmë pritet se cila do të jetë levizja e Realit dhe Barcelonës për të organizuar kompeticionin që pritet të konkurojë Champions League.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share