Kjo është puthja që vodhi famën e gjithë Superboulit. Për Kanzas Siti Çifs e gjithë nata ishte një përallë e vërtetë dhe ashtu përfundoi – me puthjen përrallore.
Ylli kryesor në tribuna ishte Tejlor Svift, e cila me pasion mbështeti të dashurin e saj Trevis Kelsi.
Por jo vetëm kaq! Gjatë pauzës u prezantua edhe këngëtari I popullarizuar Asher që mahniti publikun, vecanërisht kur në skenë u paraqit bashkë me Alisha Kis dhe interpretuan këngën e tyre të njohur “My Boo”.
Ekipi i Kanzas Siti Çifs mbrojti titullin e kampionit në NFL, pasi mbrëmë në Las Vegas mposhtën San Franciskon, me 25:22, pas vazhdimeve.
MVP I Superboulit u shpall Patrik Mahoums.
Ndeshja finale në Ligën Kombëtare të Futbollit – NFL, I njohur si Superboul, është një nga ngjarjet më të shikuara televizive në SHBA.
Për këtë shkak, katër orët e ndeshjes, janë më atraktive për reklamime të kompanive më të mëdha dhe të gjithë përpiqen t`i shfrytëzojnë “pesë minutat” e tyre për të bërë reklama më interesante.
Të kujtojmë se një sekondë e reklamimit gjatë Superboulit kushton 233.000 dollarë.
The Super Bowl smooch hits different pic.twitter.com/rTPCo3qPQJ
— NFL on CBS 🏈 (@NFLonCBS) February 12, 2024