Basketboll: Përfundoi kampionati i rregull në NBA, Boston dhe Oklahoma lider në dy konferencat

Ekipi i Boston me 64 fitore e 18 disfata në Konferencën e Lindejes dhe Oklahoma me 57 fitore dhe 25 disfata në Konferencën Perëndim janë lider të kampionatit të rregullt në kampionatin amerikan të basketbollit NBA që përfundoi me ndeshjet e zhvilluara sot, ku skuadrat vendase kanë shënuar j10 fitore ndërsa ato mysafire vet%m pesë

.Skuadra më e mire e kampionatit të rregullt 2023/2024 pa dyshim se është ekipi Boston me 64 fitore e 18 disfata nga gjithsejt 82 ndeshje të zhvilluara.

Ekipet që kanë siguruar fazën e play off në Perëndim janë Oklahoma, Denver, Minnesota, Los Angeles Clippers, Dallasi dhe Phonex, ndërsa katër skuadrat që do garojnë play in janë: Nju Orlenasi, Los Angeles Lakers, Sacramento dhe Golden State Warriors.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Konferencën Lindje në play off janë kualifikuar Boston, Nju Jork, Milwauke, Cleveland, Orlando dhe Indiana, ndërsa katër skuadrat që do garojnë play in, janë: Filadelfia, Miami, Çikago dhe Atlanta

Rezultatet e raundit të fundit:

Boston – Washington, 132-122

Cleveland – Charlotte, 110-120

Indiana – Atlanta, 157-115

Miami – Toronto, 118-103

Nju York – Chicago, 120-119

Orlando – Milwaukee, 113-88

Philadelphia – Brooklyn, 107-86

Golden State – Utah Jazz, 123-116

Clippers – Houston, 105-116

Memphis – Denver, 111-126

Minnesota – Phoenix, 106-125

New Orleans – Lakers, 108-124

Oklahoma – Dallas, 135-86

Sacramento – Portland, 121-82

San Antonio – Detroit, 123-95

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share