Sulmuesi i Kosovës i dha fitoren Mallorca kundër Atletico Madrid, shkon në tetë gola në La Liga

1368796329

Vedat Muriqi ka vetëm një rival në La Liga. Ai është Robert Levandovski.

Sulmuesi i Kosovës ishte protagonist në fitoren e Majorkës kundër Atletiko Madridit.

29-vjeçari shkon në kuotën e tetë golave të shënuar në 14 ndeshje të luajtura, po aq sa edhe lojtari i Betisit, Borzha Iglsesias. Ai ka dhënë edhe një asist. Vetëm sulmuesi i Barçës ka bërë më mirë, ndërsa ka realizuar 13 gola në kampionatin spanjoll.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Muriqi e gjeti rrjetën në minutën e 17’ të lojës, pas pasimit të Kostas. Në vazhdim, vendasit menaxhuan rezultatin dhe ia mbyllën hapësirat bardhëkuqeve, që pësuan humbjen e katërt në kampionat.

Me fitoren e arritur, Majorka shkon në vendin e 10 me 19 pikë, ndërsa Atletico Madrid zbret në vend të gjashtë me 24 pikë. Forma e Muriqit në këtë sezon ka qenë mjaft e mirë.

28-vjeçari ka mbajtur peshën e sulmit të ekipit, që në total ka shënuar 13 gola. Gjithashtu shqiptari është sulmuesi më në formë në pesë kampionatet kryesore të Europës, ndërsa ka shënuar në pesë sfidat e fundit, sipas kompanisë së të dhënave sportive Opta.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share