Basketboll: Barcelona gjysmëfinalistja e parë e play off-it në Euroligë

Në Euroligën e basketbollit për meshkuj janë luajtur ndeshjet e treta çerekfinale play off, duke përcaktuar edhe skuadrën e parë që shkon në “final four”.

Ekipi i parë që ka siguruar kualifikimin në fazën tkjetër është Barcelona që ka eliminuar lituanezët e Zalgiris Kaunas.

Skuadra nga Katalonia, pasi fituan dy ndeshjet e para në fushën e tyre, triumfuan edhe në takimin e tretë në Lituani me rezultat 91-69.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga ana tjetër Raali pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para me Partizanin, në takimin e tretë që u zhvillua në Beograd me fitore ngjalli shpresat që eventualishyt në ndeshjen e katërt të barazon serin e ndeshjeve të fituara dhe më pas në takimin e pestë vendimtar të përcaktohet ekipi që do të kualifikohet në “final four” në Euroliga.

Në ndeshjet e tjera të treta, Olympiacos fitoi në frymën e fundit ndaj Fenerbahçes në Stamboll me rezultatin 72-71 duke udhëheq 2-1 serinë e ndeshjeve të fituara. Monako me fitoren në ndeshjen e e tretë ndaj Makabi Tel Aviv me rezultat 83-78 ka epërsi 2-1 në sefin e fitoreve .

Euroleague-Çerekfinale
Olympiacos – Fenerbahce, 72-71 (2-1)
Monaco – Maccabi Tel Aviv, 83-78 (2-1)
Real Madrid – Partizani Beograd, 82-80 (1-2)
Barcelona – Zalgiris Kaunas, 91-69 (3-0)

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share