Sulmohen dy ukrainas në Shkup

Dy qytetarë ukrainas kanë qenë cak i një sulmi fizik në orët e vona të mbrëmjes së kaluar. Një person i panjohur, me dhunë, prej tyre ka marrë sende personale dhe është larguar në drejtim të paditur. Nga policia thonë se po hetojnë rastin.

“Më datë 22.12.2022 në ora 23:04 në SPB Shkup është lajmëruar se në një objekt në rrugën ‘Leninova’ një person mashkull me send të mprehtë ka sulmuar K.T (27) dh K.A (27) me çka prej tyre ka marrë gjësende private. Një ekip nga SPB Shkup ka inspektuar vendin dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga policia./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share