Parashikimi i motit

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -13 deri -4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej -2 deri 7 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -6, ndërsa ajo maksimale do të shkojë deri tre gradë.

Siç bënë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, në ditët e ardhshme do të vazhdojë periudha e motit stabili dhe të ftohtë. Temperaturat minimale në disa vende do të bien edhe nën -10 gradë, ndërsa ato të ditës do të rriten gradualisht.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share