Sholc: BE-ja të zgjerohet me vendet e Ballkanit Perëndimor

SCHOLZ NËNVIZON EDHE RREZIKUN E PËRÇARJES SI REZULTAT I ZGJERIMIT TË BLLOKUT

Kreu i shtetit gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje bllokut të zgjerohet duke pranuar Ukrainën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.Megjithatë kancelari gjerman nënvizon rrezikun e përcarjes së unionit si pasojë e zgjerimit .

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka  bërë thirrje për zgjerimin e  Bashkimit Evropian duke përfshirë Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Scholz u kërkoi 27  vendeve anëtare të BE-së të  zgjidhin konfliktet e vjetra dhe të gjejnë zgjidhje të reja. Pjesë e vendeve anëtare që duhet të jenë pjesë e unionit sipas kancelarit gjerman duhet të jenë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë,  për kancelarin gjerman një bllok i  zgjeruar, nënkupton gjithashtu se dallimet midis shteteve anëtare do të rriten për sa i përket interesave politike dhe ekonomike.

Aty ku kërkohet unanimiteti sot, rreziku që një vend individual të përdorë veton e tij dhe të parandalojë të gjithë të tjerët të ecin përpara rritet me çdo shtet anëtar të ri që vjen. Prandaj kam propozuar një kalim gradual në votimin e shumicës në politikën e jashtme të përbashkët, por edhe në fusha të tjera, si politika tatimore  duke e ditur mirë se kjo do të kishte pasoja edhe për Gjermaninë.

Scholz ka folur edhe për luftën në Ukrainë .Ai nënvizoi se  Berlini do të vazhdojë  të mbështesë Kievin për aq kohë sa do  të nevojitet. Ai përfundon duke thënë se Gjermnaia do të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes ajërore të Ukrainës me radarë dhe dronë të ndryshëm./KlanNews

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share