Ndërmjetësi i BE-së aludon për përfshirje të shtetit serb në sulmin e Banjskës
Nga forumi i Selanikut ndërmjetësi Miroslav Lajçak ka hedhur për herë të parë akuza për përfshirje të strukturave të caktuara të shtetit serb sulmin në Banjskë me 24 Shtator.
“Ajo që ndodhi me 24 Shtator është serioze, një sulm i dhunshëm madje disa njerëz e cilësojnë atë sulm terrorist. Ne vendngjarje u panë 22 makina të ngarkuara rëndë me armatime që kishin hyrë ilegalisht në Kosovë. Mbetet e pa zbardhur cila ishte arsyeja e tyre, por është e qartë se dështuan. Ne mendojmë se aktivitete të tilla ushtarake të këtij niveli nuk mund të ndodhnin pa përfshirjen dhe përkrahjen e disa struktuarave shtetërore matanë kufirit.”
Politikisht ai ishte një moment fatkeq që ka sjellë dëme në vijimin e dialogut duke shkatërruar edhe ateë pak besim që ekzistonte mes dy palëve. Çdo pjesë e këtij rajoni ndikohet nga situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.
Përsa i përket integrimit Lajçak tha se Ukraina ka hapur derën e BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor ndërsa çështja tani mbetet nëse ato do të jenë të afta të hyjnë në atë derë.
“Mund të tingëllojë ironike, por ishte agresioni rus ndaj Ukrainës që riktheu vëmendjen e Brukselit ndaj Ballkanit Perëndimor. Ukraina ka hapur derën e BE-së për shtetet e Ballkanit Perendimor. Çështja tani mbetet nëse ato do të jenë të afta të hynë në atë derë. Është hera e parë në këto 20 vite që unë jam i angazhuar me BE-në që e shoh që Brukseli është më i interesuar për të integruar sa më shpejt këtë rajon sesa vetë shtetet ballkanike. Ky moment kur dritarja e mundësive është hapur duhet shfrytëzuar prej këtyre shteteve në të kundërt ajo do të mbyllej serish siç ka ndodhur fatkeqësisht në dhjete vitet e fundit.”
Lajçak e ka vënë theksin edhe tek rritja ekonomike e rajonit për tu përballur me atë të BE-së para antarësimit të tyre.
“Plani i rritjes ekonomike prej 6 miliard Eurosh për këtë rajon është si plani Marshall pas Luftës së Dytë Botërore. Ekonomia e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet që të jetë në gjendje që të jetë e konkurrueshme si pjesë e tregut të përbashkët evropian sepse në të kundërt ekonomitë e tyre do të shkatërroheshin. Ne na duhet që të marrim vendime të rëndësishme tani përpara zgjedhjeve evropiane dhe atyre në SHBA sepse nëse presim pranverën Ballkani Perëndimor do të jetë harruar.”
Mundësia e rradhës që BE të hapë negociatat me Shqipërinë me kapitujt e parë të antarësimit dhe për vendimarrje pozitive edhe për shtetet e tjera të rajonit është Samiti BE-Ballkani Perëndimor, që mbahet me 13 Dhjetor pasuar nga mbledhja e fundit e Këshillit Evropian për këtë vit në datat 24-15 Dhjetor ne Bruksel.
Klan News