SHBA e BE: Albin Kurti të bëjë zgjedhjet në veri

“Pasoja për Kosovën e Serbinë nëse nuk ulin tensionet”

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë Kosovës dhe Serbisë të marrin masa të menjëhershme për uljen e tensioneve mes tyre dhe rikthimin e dialogut.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të de-përshkallëzuar situatën, të ndalojnë përdorimin e retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke përcaktuar përgjegjësitë që duhet të marrë Kosova në këtë proces, Borrell kërkon nga Prishtina të tërheq policinë dhe të ribëjë zgjedhjet në veri.

“Presim që Kosova të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat”.

Sa i përket Serbisë përgjegjësitë lidhen vetëm me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe heqjen e gadishmërisë për forcat e armatosura.

Bashkimi Evropian pret gjithashtu që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës, duke përfshirë fillimin pa asnjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Dhe nëse këto kërkesa nuk pranohen, atëherë Brukseli ka një paralajmërim të hapur për të dyja vendet.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të vendosura. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative”.

Të njëjtat kërkesa si Brukseli i bëri Kosovës edhe Uashingtoni, i cili zbardhi një telefonatë mes zëvendëskëshilltarit kryesor për siguri kombëtare, Jon Finer dhe Albin Kurtit.

“Ai (Jon Finer) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacionet alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale”.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Kryeministri i Kosovës kishte rënë dakord me kërkesën për të ripërsëritur zgjedhjet në 4 komunat e Kosovës.

Kërkesa për zgjedhjet e reja iu bë Presidentes Vjosa Osmani nga Kancelari gjerman Scholtz dhe Presidenti francez Macron në një takim me Presidentin serb Vuçiç gjatë samitit të Moldavisë, një takim ky që tregoi shmangien që BE i bëri Albin Kurtit pasi ai refuzoi kërkesat e vazhdueshme për të qetësuar situatën në veri.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share