Në procesin e zgjerimit janë 10 shtete, mes tyre edhe Shqipëria e bllokuar nga Greqia

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka konfirmuar nisjen e negociatave për anëtarësimin e Bosnjë e Hercegovinës në Bashkimin Evropian. Von der Leyen garantoi edhe përshpejtimin e procesit të zgjerimit me 10 shtete, mes tyre edhe Shqipëria e bllokuar pa afat nga Greqia.

“Ne mbetemi të fokusuar në zgjerimin me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në këto vite ne kemi marrë vendime që kanë përshpejtuar afrimin me këtë rajon. Ne kuptuam se nuk është e mjaftueshme që vetëm të presim që shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë më pranë nesh apo vetëm të deklarojmë që dera është e hapur për ta. Eshtë përgjegjësia jonë që me çdo mënyrë të mbështesim rrugën e antarësimit të tyre. Prandaj ne kemi hartuar planin e rritjes, prandaj ne kemi hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe tani me Bosnjë Herecegovinën.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Von der Leyen theksoi se raporti i përpiluar nga Komisioni Evropian dëshmon përparimin që e ka arritur Bosnjë e Hercegovina.

“Që kur i dhamë statusin e vendit kandidat, Bosnjë e Hercegovina ka bërë hapa mbresëlënës përpara. Më shumë përparim është arritur gjatë pak më shumë se një viti, sesa gjatë një dekade. Bosnjë e Hercegovina tani e ka nivelin e përshtatjes 100 për qind me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Ata kanë miratuar ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, kanë rënë dakort për përfshirjen e dënimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të krimeve të luftës në Hagë në regjistrin shtetëror të krimeve dhe rezultate tjera në përballimin e flukseve migratore. Kjo është arsye pse ne vendosëm që t’i rekomandojmë Këshillit Evropian që të hapë negociatat për anëtarësim me Bosnjë e Hercegovinën.”

Pas rekomandimit të Komisionit Evropian, liderët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian më 21 dhe 22 Mars do ta marrin vendimin për nisjen e negociatave.

BE i dha këtij shteti statusin e kandidatit në muajin dhjetor 2022. Bosnje Hercegovina i bashkangjitet në këtë mënyrë Shqipërisë e cila në vitin 2023 mori po ashtu dritën jeshile për hapjen në parim të negociatave pas nëntë vitesh pritjeje që nga viti 2014 kur mori statusin kandidat.

Kosova aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por pak progres është bërë deri më tani.

Vendimi i Brukselit është një fitore e madhe për Bosnje dhe Hercegovinën, ku udhëheqësi serb Milorad Dodik, ka kërcënuar prej kohësh se do ta shkëpuse Republiken Srpska nga pjesa tjetër e vendit si dhe ka kundërshtuar idenë e anëtarësimit në NATO.

Për disa shtete të BE-së, përfshirë Austrinë, Kroacinë, Hungarinë dhe Slloveninë, përparimi i anëtarësimit në Ukrainë dhe Moldavise duhet qe të shkojë paralelisht me përparimin në pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Bosnjën.

Disa shtete anëtare të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, preferojnë që të mos merren vendime për zgjerimin përpara zgjedhjeve të muajit në qershor.

Një raport vjetor më gjithëpërfshirës mbi statusin e të gjitha vendeve kandidate për anëtarësimin në BE pritet në fund të muajit tetor të këtij viti.

Klan News