Sulmi në Ambasadën Izraelite në Beograd, Policia serbe vret një vehabist në Novi Pazar!

Senad Ramoviq Becan, për të cilin mediat serbe thonë se ka qenë vehabist, është vrarë në rajonin e Novi Pazarit pas një shkëmbimi zjarri me policinë, ka njoftuar MPB-ja e Serbisë.

Mediat transmeojnë se ai është vrarë gjatë një përleshje me policinë për shkak se kishte refuzuar të dorëzohet.

Sic thonë mediat serbe, ai gjatë operacionit të arrestimit ka gjuajtur në drejtim të policisë dhe është likuiduar nga pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste.

Njoftohet se Ramoviq ia kishte dhënë me qira banesën Milosh Zhujoviqit I cili më 29 qershor me shtizë kishte plagosur një polic serb para Ambasadës së Izraelit në Beograd.

Vrasjen e Ramoviqit e ka konfirmuar edhe Ministri I Brendshëm serb, Ivica Daçiq. Ai ka pohuar se viktima ka qenë në arrati pas sulmit para ambasadës izraelite duke pretenduar se është fshehur edhe në Kosovë.

Senad Ramoviq Becan, ka qenë I dënuar me 13.5 vite burg. Ishte arrestuar bashkë me 14 bashkëpunëtorë në vitin 2007 pas një shkëmbim zjarri me policët afër Novi Pazarit.

Mediat serbe njoftojnë se ai ka qenë I dyshuar për planifikimin e vrasjes së ish-Muftiut Muamer Zukorliq si dhe për përgatitjen e sulmeve terroriste në Beograd dhe Novi Pazar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share