Ministria e Jashtme ka njoftuar se Ambasada e RMV-së në Kiev ka pësuar dëme material pas sulmeve të sotme raketore të armatës ruse ndaj kryqendrës ukrainase. Tashmë ka përfunduar kontrolli fillestar i dëmeve dhe po punohet për sanimin e tyre.
Sipas komunikatës së MPJ-së, nuk ka të lënuar në mesin e personelit diplomatik. Ministria e Jashtme ashpër ka dënuar sulmet, sic thonë, është goditur edhe infrastruktura kritike në Rajonin e Goloseevit, ku gjenden 6 ambasada, në mesin e të cilëve dhe Ambasada e RMV-së në Kiev.
Ministri I Jashtëm I Çekisë, Jan Lipavski, përmes platformës X, ka shpërndarë fotografi të dëmtimeve në qendrës çeke, që gjendet në ndërtesën e njëjtë me Ambasadën e RMV-së.