Sulmet kibernetike – Aliu: Nuk kemi institucion mbrojtës në vend

Komunikimi ndërmjet institucioneve është shumë i ulët sa i përket çështjes së digjitalizimit dhe mbrojtjes kibernetike. Institucionet funksionojnë me infrastrukturë digjitale vetanake dhe jo me një sistem të përbashkët e të centralizuar. Kështu siç janë, sipas ministrit Aliu, është shumë e rëndë të ndiqen dhe mbrohen nga sulmet kibernetike.

“Arsyeja e parë është sepse nuk kemi një institucion, i cili mbulon në nivel të shtetit,, analizon dhe filtron të gjitha penetrimet që tentojnë të atakojnë një institucion. Në këtë moment duhet të ketë në nivel të insittucioneve poshtë, si në aspekt hardverik ashtu edhe softverik, mbrojtje nga këto atake. Kjo realisht është shumë rëndë dhe shtrenjtë për t’u implementuar… pra institucionet kanë, por në nivel lokal”, tha mes tjerash Aliu.

Ky është edhe shkaku se pse Aliu ka kërkuar themelimin e një Agjencie Digjitale, e cila do të merret me procesin e transformimit digjital të shtetit, por edhe me mbrojtjes kibernetike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nëpërmjet të Agjencisë së Digjitalizimit ne do të mbulojmë në mënyrë të centralizuar të gjitha këto procese digjital”, tha Azir Aliu në Klan Debat./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share