Sulmet ajrore godasin kampet në Gazën qendrore

200 të vrarë në orët e fundit, sëmundjet infektive përhapen masivisht tek popullata 

Avionët luftarakë izraelitë goditën dy kampe  refugjatësh në Gazën qendrore mëgjesin e kësaj të shtune, ndërsa Izraeli është i vendosur të ndjekë ofensivën e tij të paprecedentë ajrore dhe tokësore derisa të shpërbëjë Hamasin .

200 njerëz u raportuan të vrarë në 24 orët e fundit.  Avionët kryen gjithashtu një seri sulmesh ajrore në kampin Nuseirat në Gaza qendrore. Forcat izraelite kanë goditur Khan Younis disa herë brenda kësaj jave ndërsa përgatiten për një tjetër përparim në qytetin  jugor që e pushtuan në fillim të dhjetorit. Ushtria izraelite thotë se ka goditur objektiva në të gjithë Gazën gjatë 24 orëve të fundit dhe trupat e saj kanë vrarë dhjetëra terroristë në qytetin e Gazës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ushtria izraelite publikoi një video që tregon rrjetin e ri të tuneleve të zbuluar në Gaza. Tuneli në zonën ndodhej në Rripin verior të Gazës  u shkatërrua. Ai përmbante një rrjet elektrik, një ashensor, infrastrukturë ventilimi dhe kanalizimesh, dhoma lutjesh dhe dhoma pushimi .

Me zhvendosjet masive të fundit në jug të Gazës, përhapja e sëmundjeve është intensifikuar sipas raporteve nga agjencitë e OKB-së. Strehimoret janë të mbipopulluara, higjiena personale është përkeqësuar, ilaçet janë në mungesë dhe sistemi i kujdesit shëndetësor është i mbingarkuar dhe i shkatërruar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë mbetet shumë e shqetësuar për kërcënimin në rritje të sëmundjeve infektive ku janë regjistruar rreth 180,000 raste të infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes si dhe mijëra raste me sëmundje të tjera.

Më shumë se një javë pasi një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së bëri thirrje për shpërndarjen e papenguar të ndihmës në shkallë në të gjithë Gazën e rrethuar, kushtet vetëm janë përkeqësuar. Ndihma që hyn në Gaza mbetet mjerisht e pamjaftueshme. Shpërndarja e mallrave pengohet nga vonesat e gjata në dy pika kufitare, luftimet e vazhdueshme, mungesës së internetit . Një e katërta e popullsisë është e uritur sepse shumë pak kamionë hyjnë me ushqime, ilaçe, karburant dhe furnizime të tjera  ndonjëherë më pak se 100 kamionë në ditë, sipas raporteve të OKB-së.

Gjithashtu bastisjet vijojnë në Bregun Perëndimor. Të paktën 14 persona janë arrestuar nga forcat izraelite në bastisjet gjatë natës. Bastisjet u zhvilluan në të gjithë Bregun Perëndimor, duke përfshirë Nablusin dhe Ramallah. Numri i përgjithshëm i arrestimeve të bëra nga forcat izraelite që nga 7 tetori është 4,860./KlanNews

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share