“Sulm vrastar ndaj shtetit të Kosovës” – Ali Ahmeti: Nevojitet veprim i menjëhershëm për shuarjen e zjarrit

Sulm vrastar ndaj shtetit të Kosovës, i ka quajtur kreu i BDI-së, Ali Ahmeti zhvillimet e sotme në veri të Kosovës. Vrasja e policit shqiprar, sipas Ahmetit, është sulm ndaj paqes, stabilitetit dhe sugurisë së gjithë rajonit. Për këtë sipas tij, duhet veprim i menjëhershëm, përcjell KlanM.

“Dënoj në formën më të ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e efektivit si dhe plagosjen e të tjerēve në mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës. Ky provokim i rëndë është i qëllimshëm me agjendë të paracaktuar, andaj dhe duhet menaxhuar me gjakftohtësi dhe mençuri për arsye se pasojat mund të janë rajonale mbi paqen dhe stabilitetin. Këto zhvillime janë të papranueshme dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar, garantues i paqes dhe pavarësisë së Kosovës, është i domosdoshëm dhe urgjent. Nevojitet veprim i menjëhershëm për shuarjen e zjarrit vrastar dhe ndjellakeqës që synon zgjërimin dhe përfshirjen e vendit dhe rajonit”, thotë mes tjerash Ahmeti në reagim./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share