Besimi në Washington nënshkruan marrëveshje: Ekspertë nga Thesari i SHBA-së për avancimin e kapaciteteve të MF-së

Ekspertë nga Thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë përkrahje për avancimin e kapaciteteve të Thesarit të Ministrisë së Financave. Kjo parashihet në marrëveshjen e nënshkruar sot në Washington mes ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe zëvendësndihmës sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Jason Orlando. Sipas MF-së, me këtë mundësohet asistencë teknike për përkrahjen e forcimit të kapaciteteve në Thesarin e RMV-së, përcjell KlanM.

“Ekspertët që do të punojnë me kolegët e thesarit, do të ofrojnë përkrahje në fusha të tilla si formulimi dhe realizimi i buxhetit, treguesit e performancës, projeksionet e fluksit të parave të gatshme, etj. Përkrahja e ekspertëve do të fillojë nga muaji shtator i këtij viti. Përpjekjet e Ministrisë së Financave janë që përmes forcimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të saj të kontribuojë drejt avancimit të menaxhimit të financave publike. Si rrjedhojë, do të nënshkruhen marrëveshje për përkrahje të ekspertëve edhe në dy fusha të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Vitin e kaluar, sipas kësaj ministrie, me miratimin dhe fillimin e zbatimit të Ligjit të Ri të Buxheteve, filloi reforma më e madhe në financat publike që nga pavarësia e shtetit, e cila parasheh integrimin e financave, treguesit e performancës dhe menaxhimin e financave bazuar në rezultate./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share