Sulm me armë në SHBA, 3 viktima

I riu qëlloi njerëz me ngjyrë dhe u vetëvra

3 persona humbën jetën si pasojë e  një sulmi me armë në qytetin Jacksonville të Floridas. Një djalë i bardhë i veshur me jelek antiplumb hyri në një dyqan dhe filloi të qëllojë me armë. Pas mbërritjes së policisë ai vrau veten. Policia e identifikoi autorin si Ryan Christopher Palmeter, 21 vjeç.

Viktimat janë 2 burra dhe 1 grua me ngjyrë. Në vendngjarje policia gjeti një pushkë të lehtë gjysmë automatike dhe një pistoletë. Në një prej armëve u gjet e vizatuar zvastika e Hitlerit, çka ngre dyshime se ai ishte një mbështetës i këtij grupimi.

Autoritet amerikanë besojnë se 21-vjeçari ka vepruar i vetëm. Mësohet se vrasësi përpara se të kryente këtë krim të rëndë ka lënë disa mesazhe ku shpreheshin qëllimet e tij.

Autori i dërgoi babait të tij një mesazh me tekst duke i thënë që të kontrollonte kompjuterin e tij. Pasi familja u informua për qëllimet e të riut është lajmëruar menjëherë policia, por fatkeqësisht të shtënat kishin filluar tashmë. Në vitin 2016 autori ishte përfshirë në një incident të dhunës në familje dhe madje ishte dërguar pa vullnetin e tij në një spital psikiatrik.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share