Suksesi i Struga Trim Lum do të shënohet me shkronja të arta

Duro – Fitore që do mbahet mend si fitore historike

Struga Trim Lum me dy fitore kundër kampionit të Malit Zi, ekipit të Buduqnostit pa dyshim se është një e arritur e madhe e një skuadre  që është e themeluar vetë para  tetë viteve. Kjo  do të thotë se viti 2023  pë Struga Trim Lum do të shënohet me shkronja të arta pasi u fitua  titulli kampion i Maqedonisë së Veriut, luajti në finale e Kupës dhe ja tani arrnë në turin e tretë të UEFA Konferencë Liga.

Trajneri i ekipit Shpëtim Duro i cili është edhe më meritori për gjithë këtë sukses të ekipit  për tvklan.mk, deklaroi: “Fitore që do mbahet mend si fitore historike që kalon përherë të parë në turin e tretë”.

Sa i përket ndeshjes së radhës me skuadrën Hesperange të Luksemburgut, trajneri Duro thotë se bëhet fjalë pë një kundërshtarë shumë të vështirë. “Është kundërshtar i forte. Ka eliminuar kampionen e Uellsit.Ështëshpallur kampion në Luksemburd. Në organike futbollist të huaj francez dhe portugez. Por ne patjetër se do provojmë shancet tona”. deklaroi trajneri Shpëtim Duro.

Kampini i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, ndeshjen e parë të turit të tretë kundër ekipit Hesperange të Luksemburgut, do ta zhvilloi në cilësinë e vendasit në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, më 10 gushtë me fillim në orën 19:00, ndërsa ajo kthyese do të luhet më 17 gushtë, po në orën 19:00, në stadiumin “Stade Alphonse Theis” në Hesperange.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share