Stuhitë godasin Ballkanin

Vapa përvëluese ia ka lënë vendin stuhive të fuqishme në vendet perëndimore të Ballkanit.

5 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi erërat e forta dëmtuan ndërtesa dhe thyen pemë nëpër rrugë.

Shumica e viktimave janë regjistruar në Kroaci, të gjithë të vrarë në automjetet e tyre që u goditën nga pemët që stuhia e fuqishme i shkuli megjithë rrënjë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Reshjet e dendura të ardhura me re tepër të errëta dhe të ngarkuara, përmbytën disa lagje të kryeqytetit kroat.

Viktima pati edhe në Bosnje e Slloveni. Dëme të shkaktuara nga stuhitë pati edhe në Serbi.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share