Alberto, stuhia e parë e sezonit të uraganeve të Atlantikut goditi Meksikës verilindore, duke sjellë shira të dendur dhe përmbytje.
Përmbytjet e fuqishme i morën jetën 4 personave, ndërsa dëmet janë të mëdha. Stuhia tropikale goditi edhe Surfside Beach në Brazoria County, Teksas. Qendra Kombëtare e Uraganeve raporton se stuhia tropikale Alberto u shoqërua edhe me erëra deri në 80 km/h
Guvernatori Greg Abbott lëshoi një deklaratë fatkeqësie për 51 qarqe të Teksasit. Reshjet e dendura të shiut do të vijojnë të jenë prezente në Teksasin jugor edhe përgjatë fundjavës. Përmbytjet pritet të prekin edhe bregdetin e Luizianës, duke përfshirë New Orleans. Sezoni i uraganeve në Atlantik zgjat nga 1 Qershori deri më 30 Nëntor.
Nga ana tjetër një pjesë e madhe e SHBA-së lindore vijon të përballet me të nxehtin përvëlues për të katërtën ditë radhazi. Nju Jorku hapi qendra ftohjeje emergjente në biblioteka, qendra tregëtare dhe zona publike. Autoritetet meteorologjike lëshuan gjithashtu një paralajmërim të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzana si dhe ata me sëmundje kronike. Arizona shënoi temperaturën rekord 45.5 C .
Në Nju Meksiko, zjarret kanë djegur më shumë se 23,000 hektarë dhe kanë shkatërruar 500 shtëpi, sipas autoriteteve. Gjithsesi, gati 100 milionë amerikanë janë nën këshilla për nxehtësinë ekstreme, sipas Sistemit Kombëtar të Informacionit për Shëndetin.
Nju Delhi rregjistroi natën e tij më të ngrohtë në të paktën 55 vjet, prej 35.2 C. Shumë shtete në Indi për rreth 38 ditë me rradhë kanë rregjistruar temperatura maksimale mbi 48 C. Mbi 200 vdekje janë konfirmuar nga 1 Marsi në 20 Qershor.
Klan News