Stuhia në Shkup, Kryetari i Komunës së Çairit : Ekipet janë mobilizuar dhe janë në terren

Kryetari i Komunes se Çairit Visar Ganiu pas stuhise dhe shirave te rrëmbyeshëm qe kapluan Qytetin e Shkupit nëpërmjet rrjetit social facebook ka njoftuar të gjithë qyteterët e Komunës së Çairit se ekipet komunale dhe janë në terren dhe po ndihmojnë në sanimin e dëmeve të shkaktuara. Mes tjerash Ganiu falenderoi edhe  qytetarët e zakonshëm, grupin e tifozëve Shvercerat, vullnetarët, ekipet e Komunës së Çairit, ekipet e specializuara të Qytetit të Shkupit për ndihmën e dhënë .
Të nderuar bashkëqytetarë, pas motit të ligë dhe reshjeve të vrullshme të shiut që kapluan gjithë rajonin e Shkupit, përfshirë edhe Komunën e Çairit, ekipet tona komunale menjëherë kanë dalë në terren dhe tanimë disa orë pa ndërprerë po punojnë për sanimin e dëmeve ngado që po paraqitet nevoja. Bashkë me Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” që funksionon në kuadër të Komunës së Çairit, punëtorët e Komunës së Çairit, ekipet e specializuara të Qytetit të Shkupit- “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, “Higjiena Komunale, “Parqet dhe gjelbërimet” dhe në koordinim të vazhdueshëm me ta, po bëjmë intervenime nëpër shtëpitë e vërshuara, po mënjanohen drunj të rrëzuar dhe pastrohen pusetat aty ku paraqitet nevoja. Njëkohësisht deri tani kemi pranuar edhe telefonata nga qytetarë tanë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe ju kemi mundësuar depërtim sa më të lehtë të ekipeve emërgjente medicinale deri te ata. Po ashtu informojmë se edhe një pjesë e Komunës së Çairit pas motit të ligë është pa energji elektrike, por se ekipet e EVN-së me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm janë duke punuar për mënjanimin e defektit të largëpërçuesit.
Njëkohësisht dëshiroj të falënderoj qytetarët e zakonshëm, grupin e tifozëve Shvercerat, vullnetarët, ekipet e Komunës së Çairit, ekipet e specializuara të Qytetit të Shkupit që janë për disa orë në terren dhe po ndihmojnë me gjithë forcat të tejkalojmë të gjitha vështirësitë dhe dëmet e shkaktuara nga moti i ligë i ditës së sotme, deklaroi Ganiu./KlanMacedonia/
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share