Stuhia godet Mbretërinë e Bashkuar, anulohen qindra fluturime dhe shërbime hekurudhore

Stuhia “Isha” ka përfshirë një pjesë të madhe të Britanisë së Madhe shoqëruar me shira edhe erëra të fuqishme deri në 160 km/h. Autoritetet kanë vendosur alarmin e kuq në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Dhjetëra mijëra kanë mbetur pa energji elektrike në Irlandën e Veriut, në Anglinë Veriperëndimore dhe në Uells. Udhëtarët po përballen me ndërprerje të udhëtimit. Linjat ajrore anuluan 118 fluturime në aeroportin e Dublinit për shkak të tornadove të fuqishme.

Gjithashtu edhe shërbimet hekurudhore pezulluan udhëtimet. Stuhia “Isha” ka shkaktuar dëme në disa shtëpi për shkak të rënies së pemëve, dallgë të mëdha dhe madje përmbytje në vende.

Avioni i “British Airways” bëri një ulje të detyrueshme në Aeroportin Gatwick të Londrës për shkak të erërave të forta. Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë pasagjerët në bordin e British Airways duke duartrokitur teksa bëri një ulje në aeroportin Gatwick. Avioni ishte nisur nga ishulli Ibiza, Spanjë dhe mbërriti me mbi 90 minuta vonesë në Gatwick. Jo vetëm kaq por erërat e forta nga stuhia “Isha” bënë që një valixhe të dilte në një pistë të aeroportit të Edinburgut.

Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin daljet nga shtëpia, ndërsa disa akse rrugore janë mbyllur për shkak të shirave dhe erërave të fuqishme. Stuhia “Isha” është stuhia e nëntë që godet Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i sezonit në shtatorin e kaluar.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Londra është e papërgatitur për valët e të nxehtit, përmbytjet dhe ngritjen e nivelit të detit që parashikohet të përjetojë në vitet e ardhshme. Raporti, pas temperaturave në rritje, zjarreve dhe përmbytjeve që goditën të gjitha kryeqytetin në vitet e fundit, tregon se është e nevojshme se investimet janë të rëndësishme.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share