Stuhia e fuqishme përfshin SHBA-në

Dy persona kanë humbur jetën, dëmet janë të konsiderueshme, mbyllen zyrat e qeverisë amerikane

Zyrat e qeverisë amerikane në zonën e Uashingtonit u mbyllën për shkak të stuhive.

Sipas meterologëve tornado, erëra të forta, dhe breshëri kanë goditur një pjesë të madhe të SHBA-së. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se më shumë se 29.5 milionë njerëz janë në paralajmërim për mot të keq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në qytetin veriperëndimor Alabama një 28-vjeçar humbi jetën pasi rrufeja e goditi atë në një parking. Gjithashtu edhe në Karolinën e Jugut një person humbi jetën pasi një pemë ra në shtëpinë e tij. Stuhia ka shkaktuar dëme të konsiderueshme me erëra deri në 200 km/h duke shkaktuar dëme në Nju Jork, Misisipi si dhe Tennessee.

Bibliotekat, muzetë, Kopshti Zoologjik Kombëtar, pishinat dhe shërbimet e tjera komunale dhe federale në zonën e Uashingtonit janë mbyllur. Më shumë se 8000 fluturime amerikane janë anuluar, duke përfshirë 89 në Aeroportin Kombëtar të Uashington Reagan dhe 5700 fluturime të tjera në SHBA janë vonuar.

Ndërkaq energjia elektrike është ndërprerë për më shumë se një milion amerikanë në nëntë shtete. Meterologët kanë deklaruar se stuhia pritet të kalojë nga niveli 2 në nivelin 5 në Mississippi, Alabama, Georgia dhe Florida, si dhe pjesë të Kolorados, Nebraskës dhe Kansasit. Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin daljet e panevojshme.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share