Stuhia e borës godet SHBA, paralizon fluturimet

Brazili në gjendje të jashtëzakonshme, përmbytjet shkaktojnë 11 viktima

Më shumë se 75% e popullsisë amerikane po përballen me një mot ekstrem dhe temperatura nën zero që pritet të shënojnë rekorde gjatë ditëve të ardhshme.

Njerëzit në Dallas, Nashville dhe Memphis, Tenesi janë paralajmëruar që të mos udhëtojnë pasi ngricat dhe akulli janë prezente në shumë akse rrugore. Sipas meteorologëve temperaturat pritet të mbeten nën zero për të paktën 72 orë rresht.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Video e dëshmitarëve okularë tregon erëra të forta dhe pista të mbuluara me borë në një aeroport në Buffalo, Nju Jork në mes të një stuhie dimërore që ka shkaktuar ndërprerje masive të udhëtimeve në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht përpjekjeve për të pastruar pistat, Aeroporti Ndërkombëtar Buffalo Niagara u detyrua të anulojë 7500 në të gjithë vendin. Stuhia e borës ka ndërprerë energjinë elektrike për qindra mijëra shtëpi dhe biznese.

Në Iowa, kandidatët republikanë presidencialë zhvilluan aktivitetet e tyre të fushatës duke sfiduar të ftohtin ekstrem. Por temperaturat nën zero dhe prania e ngricave detyruan qytetarët t’iu bindeshin paralajmërimeve të autoriteteve për të mos dalë nga shtëpia.

Bora e madhe dhe akulli gjithashtu kanë krijuar probleme në Oregon, Idaho dhe Utah. Ndërkaq qytetarët e Çikagos u zgjuan nën hijen e një reje të madhe që qëndronte mbi liqenin Michigan. Sipas mediave lokale, duke cituar Universitetin e Maine, shpjegimi shkencor pas fenomenit është se avulli i ujit krijohet kur ajri jashtëzakonisht i ftohtë ndërvepron me ujin relativisht më të ngrohtë.

Ndërkaq përmbytjet dhe shirat e dendur prekën qytete të ndryshme në Bregun Lindor të SHBA-së, ndërsa disa lumenj janë në pikën kritike dhe rrezikojnë të dalin nga shtrati. 13 milionë njerëz të tjerë që jetojnë pranë Virxhinia, në New England do të vijojnë të mbeten nën kërcënimin e përmbytjeve.

Përmbytjet kanë goditur edhe Brazilin. Shirat e dendur që goditën shtetin e Rio de Zhaneiros të Brazilit iu kanë marrë jetën 11 personave.

Shirat përmbytën rrugët, linjat e metrove dhe shtëpitë, duke rrëzuar pemë dhe duke shkaktuar rrëshqitje dheu. Kryetari i bashkisë së Rios, Eduardo Paes shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa qeveria e presidentit Luiz Inacio Lula da Silva ofroi mbështetje federale.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share