Stuhi dëbore në Ballkan

NË KROACI DHE SERBI KA PROBLEME ME TRAFIKUN

Ballkani perëndimor është nën ndikimin e stuhisë së dëbores që ka ardhur nga evropa qendrore.  Situata është e veshtirë në Serbi dhe Kroaci ndërsa në orët në vijim reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulta do të përfshijne edhe shtetet e tjera të rajonit tonë.

Nje stuhi debore ka perfshire keto ore disa nga shtetet e ballkanit perendimor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Serbi temperaturat kane rene ndjeshem.

Kryeqyteti Beogradi është goditur nga një stuhi breshëri që ka përmbytur rrugët.

Reshjet e borës ne zonat malore ne Serbi parashikohet të arrijnë deri në 50 centimetra në rreth 36-48 orë reshje intensive bore, të kombinuara me erëra të forta.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë.  Në mbrëmje dhe gjatë natës temperaturat do të pësojnë rënie të mëtejshme në të gjitha zonat e vendit.

Edhe në Kroaci reshjet e debores te oreve te fundit kane shkaktuar problem ne qarkullimin e mjeteve sidomos në pjesën veriperëndimore të vendit.

Dëbora mbuloi shumë qytete kroate, kryesisht në veri të vendit. Në kryeqytetin  Zagreb dhe rrethinat e tij që nga mëngjesi i sotëm ka rënë borë e madhe, e cila ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e njerzve dhe mjeteve.

Probleme ka patur edhe ne transportin detar.

Autoritetet kane paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë dhe stilin e drejtimit. Rrymat veriore janë duke u forcuar duke sjellë ajër më të ftohtë nga Evropa Qendrore.
Është paralajmëruar se për shkak të erës së fortë janë të mundshme ndërprerje në punën e teleferikut.
Moti i ftohtë dhe bora vështirësojnë jo vetem levizjen e automjeteve, por perben rrezik edhe për rrëshqitje dheu në rrugë,

Ne disa zona është i detyrueshëm  përdorimi i pajisjeve dhe zinxhirëve dimëror.

Në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedonine e Veriut priten po ashtu reshje bore këte fundjave. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share