Studimi i ri: Elektriciteti mund t’i shërojë plagët 3 herë më shpejt

Shkencëtarët kanë zbuluar një metodë që i bën plagët të shërohen më shpejt duke përdorur elektricitet. Kërkuesit e Universitetit të Teknologjisë në Suedi dhe Universitetit të Freiburgut në Gjermani u shprehën se plagët kronike që janë të pranishme te pacientët në moshë të thyer ose ata diabetikë janë një problem për të cilin nuk ka mjaftueshëm vëmendje.

Zbulimi i kësaj metode mund t’iu ndryshojë jetën pasi janë kategoritë që vuajnë më shumë nga plagët që nuk shërohen.

Ekipi e bazoi punën e tij mbi një hipotezë të vjetër të quajtur elektrotaktikë që do të thotë se ata mund të “zhvendosin” qelizat. Nëse një fushë elektrike vendoset në të njëjtën hapësirë me qelizat e lëkurës, ato do të zhvendosen drejt kësaj fushe.

Shkencëtarët krahasuan dy kampionë lëkure artificiale duke përdorur një çip të vogël dhe njëri prej kampionëve u stimulua me elektricitet, ndërsa tjetra jo. Rezultatet ishin mbresëlënëse.

Kampioni në të cilin u përdor elektriciteti u shërua tre herë më shpejt. Autorët e studimit provuan të njëjtën metodë edhe në plagët e shkaktuara nga diabeti dhe shërimi i tyre ishte thuajse i njëjtë me qelizat e shëndetshme.

Shkencëtarët shprehen se duan të zhvillojnë një koncept për të ‘skanuar’ plagët dhe të përshtatin stimulimin individual të secilës prej tyre./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share