Studimi i fundit: Meshkujt “marrosen” pas këtyre tipareve në fytyrën e një femre

Grim, kujdes për lëkurën, flokë të rregullt apo aksesorë. Shumë vajza përpiqen të duken sa më perfekte në sytë e një djali, por edhe për t’u ndjerë mirë ato vetë.

Por, sipas hulumtimeve meshkujt pëlqejnë thjeshtësinë dhe rregullsinë e tipareve. Me sa duket, sa më e thjeshtë të jetë fytyra e një gruaje, aq më e lehtë është për burrat që ata ta memorizojnë.

Thjeshtësia për ta i bën tiparet e saj të fytyrës më të këndshme për syrin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në kryerjen e studimit, ekipi hulumtues i drejtuar nga Dr. Julien Renoult nga Qendra Kombëtare për Kërkime Shkencore në Paris donte të kuptonte më mirë se cilat tipare janë tërheqëse për burrat në fytyrën e një gruaje. Në provë u morën 169 burra të cilët panë në monitorin e një kompjuteri një seri fytyrash të femrave dhe atyre iu kërkua t’i rendisnin nga ajo që pëlqenin më shumë te ajo që i tërhiqte më pak.

“Një fytyrë e rrallë është një fytyrë që është e koduar në mënyrë efikase në tru domethënë duke përdorur vetëm disa neurone. Fytyrat e rralla zakonisht janë të thjeshta, me një lëkurë të lëmuar, pak rrudha dhe të konturuara”, tha Renoult për Medical Daily.

Pra nëse fytyra e një vajze nuk ka një tipar shumë dallues, por është simetrike dhe e thjeshtë atëherë ajo tërheq më shumë meshkujt./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share