Struga Trim Lum skuadra më e suksesshme në vitin 2023, pasojnë FC Shkupi dhe Shkëndija

Jemi në  ditën e fundit të vitit 2023 dhe tani të gjithë kanë bërë apo bëjnë llogaritë e të arriturave  gjatë  365 ditëve  që lëmë pas.  Klubet sportive padyshim e se  kanë bë llogaritë e sukseseve  apo  të mos sukseseve  në vitin 2023,  sidomos  te   sporti I futbollit që është edhe më ndjekur në rruzullin tokësor.  Por  çka të thuhet  për klubet e  futbollit  të Maqedonisë së Veriut, me të arritura  të mira , mesatare  apo  jot ë mira?

 Duke  analizuar rezultatet  e  klubeve  sidomos  katër  ekipeve që prezantuan   vendin edhe në garat ndërkombëtare mund të thuhet  sa vijon:

Klubi i  futbollit  Struga  Trim Lum  pa  dyshim është  ekipi më I  suksesshëm  në vitin  2023. Struga  u  shpall  kampion i Maqedonisë së Veriut para  Shkupit  dhe  Shkëndijës. Struga Trim Lum është edhe  kampion i gjysmë sezonit  në kampionatin 2023/2024 gjithashtu para Shkupi dhe Shkëndijës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Struganët ishin edhe finalist e Kupës së RMV-së, dhe me dinjitet përfaqësuan vendin  edhe në garat Evropiane, duke arritur deri në fazën e play off-it në Konferencë Ligë.  Klubi i futbollit Struga Trim Lum në radhët e veta ka  edhe tre  futbollistët më të mirë Bunjamin Shabanin, Besart Ibraimin dhe  Marjan Radevskin pa mos e harruar edhe strategun e këtij  ekipi Shpëtim Duro. Por për të gjitha  sukseset e kësaj skuadra qëndron  pronari Mendi Qyra dhe  ekipin që menaxhon  me klubin

Pas struganëve pa dyshim se është FC Shkupi, nën kampion në sezonin  2022/2023 dhe nën kampion vjeshtor në kampionatin 2023/2024. Megjithatë  FC Shkupi gjatë vitit  që po e lëmë pas kishte disa batica  dhe  zbatica në ndeshjet kampionale, në ato të kupës dhe në ndeshjet ndërkombëtare. Marrë nëpër gjithësi   drejtuesit e  FC Shkupit mund të jenë të kënaqur me  rezultatet në ndeshjet kampionale por jo  me ato të kuopës dhe  sidomos paraqitjet në garat  ndërkombëtare

Çka të thuhet për ekipin e Shkëndijës, kampionatin 2022/2023 e përfundoi në pozitën e  tretë  nga  30 ndeshjet e  zhvilluara  shënoi 16  fitore, 9 barazime dhe 5 humbje.Statistikat tregojnë se 7 apo 8 barazime ndodhën në Tetovë para publikut vendas dhe kjo dëshmon qartë se pse nuk ishte në krye të tabelës pjesën më të madhe, ndërsa  eliminimi i turpshëm në xhiron e pare nga Liga e Konferencës nga skuadra amatore e Haverfordwest ishte kulmi i dështimeve. Kampionatin 2023/2024 skuadra  kuqezi e vazhdoi me stilin  e sezonit paraprak ndaj edhe përfundoi  006Eë pozitën e tretë sërish  pas Struga  Trim Lum  dhe  FC Shkupi. Çka po ndodh me këtë skuadër që ka sponsor stabil, kushte më të mira nga të gjitha skuadrat tjera por shtrohet pyetja se si është atmosfera  përbrenda ekipit. Një situate e till në ekipin kuqezi ka ndikuar që prania e publikut nga ndeshja në ndeshje të jetë sa më i vogël. Pse po ndodh kjo ?!

 Çka të thuhet  për skuadrat tjera, kanë arritur  ata  çka  kanë pasur mundësi në kushtet  ekzistuese , por  këtu  duhet  veçuar ekipin e Gostivarit  e cila pas  një dekade u  kthye  në elitën e futbollit, pas startit dëshpërues në rrethin e dytë u  stabilizua  dhe me  6  fitore, 6 barazime  dhe 6  humbje  pozicionohet e pesta ne tabelë. Voska Sport një skuadër debutuese në elitën e futbollit pa përvojën e duhur  ka  shënuar  5 fitore, 5 barazime dhe  8 humbje, ndërsa ekipi i Vardarit pas  kthimit nga Liga e dytë  akoma nuk mund të gjej veten  gjithsesi se problemet   financiare e bëjnë të veten.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share