Atletikë: Drita Islami dhe Dario Ivanovski më të mirët për vitin 2023

DRITA ISLAMI: NJË SEZON NDRYSHE E KARRIERËS SIME

Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur Drita Islamin në kategorinë e femrave dhe Dario Ivanovskin në kategorinë e meshkujve për atlet më të mirë për vitin 2023.

Atletja më e mirë në Maqedoninë e Veriut, Drita Islami, rekordmene në disiplinën 400 metra me pengesa është shpallur sportistja më e mirë për vitin 2023, në ceremoninë e organizuar nga Federata e Atletikës së Maqedoinisë së Veriut.

Për Drita Islamin është hera e 12-të me radhë në mesin e atletëve më të mirë të vitit, ndërsa hera e gjashtë në kategorinë e seniorëve.

“Për mua ky vit ka qenë më i rëndësishëm pasi që e fillova shumë mirë sezonin me rekord shtetëror në salla të mbyllura në 400 metra. Pastaj e përsërita dy here këtë rekord dhe normal që pritshmërit e mija u rritën më shumë për sezonin e verës. Mirëpo për fat të keq gjatë sezonit të verës në garën e parë pësova një lëndim të rëndë dhe u desht që ta ndërpresë sezoinin. Kështu që ka qenë një sezon ndryshe nga gjithë karriera ime dhe mund të them që ka qenë një më të vështirët”, tha Drita Islami.

Në mesin e më të mirëve për vitin 2023, ishte edhe atletja Lina Iseni në kategorinë e pionerëve, ndërsa për vepër jetësore është dekoruar profesori Isa Arsllani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share