Konferencë Liga: Sonte ndeshja kthyese Buduqnosti – Struga Trim Lum

Duro- Ndeshjen me Buduçnost e presim me shumë interes 

Klubi i futbollit Struga Trim Lum, sonte në Pdgoricë, zhvillon ndeshjen kthyese kundër Buduqnostit, në kuadër të turit të dytë eliminator të UEFA Konferencë Liga. Skuadra mbrëmë  ka zhvilluar senacën zyrtare stërvitore në stadiumin ku edhe do të zhvillohet takimi. Në ekipin kampion të Maqedonisë së Veriut , shihej  një atmosferë pozitive  tek  lojtarë që jepë shpresë se sonte mund t’ia dalin për tu kualifikuar në turin e tretë që do të ishte një sukses historik për ekipin nga Struga.  Para seancës stërvitore, trajneri Shpëtim Duro para  gazetarve  tha se pret që skuadra të bëjë një paraqitje të mirë, ashtu siç ka bërë edhe në tre ndeshjet e deritanishme. 

Ndeshjen e nesërme me Buduçnost e presim me shumë interes, pres që skuadra të bëjë një paraqitje të mirë, ashtu sikurse ka bërë në të trija ndeshjet e deritanishme në Europë, dy kundër Zhalgiris dhe ndeshjen e fundit kundër Buduçnostit”  tha ia

Kampioni i Maqedonisë Veriut edhe në ndeshjen kthyese konsiderohet favorite, por sipas  trajnerit Duro përkundër rezultatit të favorshëm ndeshja e sontme  është një ndeshje krejtësisht ndryshe dhe se duhet që skuadra të futet mjaft e përqëndruar dhe me shumë vetëbesim.

Rezultati nga ndeshja e parë është pozitiv, pasi kemi arritur të fitojmë ndeshjen e parë, por kjo është një ndeshje tjetër, ka një histori në vete, nuk do të kemi mendimin që kemi fituar, por patjetër se duhet pranuar se është një rezultat i favorshëm” – deklaroi trajneri Duro,  

Sa i përket formacionit që do të zbresë në fushën e gjelbërt, do të kumtohet para  fillimit të ndeshjes por me gjasa që të jetë i njëjti si ai që shënoi fitore në takimin e parë Ohër..

Ndreshja  Buduqnost – Struga Trim Lum, zhvillohet në “City stadium”  të Podgoricës, me fillim në orën 21:00. Drejtësinë në këtë ndeshje  do të ndaj arbitri skotlandez David Munro. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share