Struga Trim Lum mëson kundërshtarin e mundshëm në fazën “Play-Off” të Ligës së Konferencës

Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet e “play-off” në kuadër të Ligës së Konferencës, aty ku mund të gjindet edhe skuadra e Struga Trim Lum, por gjithmonë nëse në turrin e tretë eliminon ekipin Hesperange nga Luksemburgu.

Nëse kampioni Maqedonisë Veriut, Struga Trim Lum  eliminon Hesperange nga Luksemburgu, atëherë në fazën “play-off”, do të ballafaqohet me skuadrën humbëse nga ndeshja mes boshnjakëve të Zrinjski dhe Breidablik nga Islanda. Sipas shortit nëse kualifikohet në play off Struga Trim Lum ndeshjen e parë do ta zhvillonte në Shkup më 24 gusht, ndërsa at kthyese një javë pas në fushën e ekipit kundërshtarë.

Tani për kampioni ynë Struga Trim Lum është preokupuar me ndeshjen e së enjtes kundër ekipit Hesperange nga Luksemburgu që luhet në kampion  stërvitore të FFM-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share