Struga TL – Voska Sport të shtunën zhvillojnë ndeshje “luksi”

Klubi i futbollit Struga Trim Lum, pas kthimit nga përgatijetet e fazes së dytë që i zhvilloi në Antalia të Turqisë, prej para dy ditë ka nisur me fazën e fundit që do të zgjasi deri para fillimit të stinorit pranveror që fillon më 19 shkurt. Për të mbajtur formën e duhur të ekipit dhe eliminimin e disa lëshimeve eventuale trajneri Srgjan Zaharievski ka caktuar ndeshjen e fundit apo më mirë thënë ndeshjen gjenerale vetë një javë para fillimit të pjesës së dytë të kampionatit 2022/2023. Pra për ditën shtunë në mesditë do të zhvillohet kontrolluesja me ekipin e Voska Sport.

“Edhe pse kjo ndeshje ishte e programuar që para fillimit të përgatitjevem megjithate neve edhe njëherë informojmë publilun, se ndeshja gjenerale para fillimit të sezonit pranveror do të zhvillohet kundë ekipi fqinj Voska Sport, me fillim në orën 12:00, në stadiumin “Biljani Izvori” në Ohër” tha Besar Isaku drejtor sportiv i ekipit Struga Trim Lum.

Ndeshja në fjalë është e mirëseardhur edhe pë skuadra nga Ohri, Voska Sport e cila në sezonin pranveror ka qëllime të qarta që të ngjitet në dy e para që sigurojnë kualifikim në elitën e futbollit vendor.

Ndryshe Struga Trim Lum pjesën vjeshtore të kampionatit e përfundoi në pozitën e parë me 11 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje duke grumbulluar 37 pikë apo 3 më tepër se FC Shkupi, që është pozitën e dytë. Në xhiron e 19-të, Struga Trm Lum, është mysafire e Tikveshit në Kavadar .

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share