Struga TL në Islandë: 90 minuta për të shkruar historinë!

SHPËTIM DURO: JAPIM MAKSIMUMIN, MUND TË KALOJMË NË FAZËN E GRUPEVE

Kampioni I Maqedonisë së Veriut në futboll Struga Trim Lum sot do të zhvillojë një ndër ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni atë të kthimit të fazës “play-off” kundër ekipit Breidablik, të Islandës në kuadër të Ligës së Konferencës. Ekipi  mbrëmë ka zhvilluar séance e fundit  stërvitore ne stadiumin Kópavogsvöllur ku do të zhvillohet ndeshja.

Trajneri i Struga Trim Lum, Shpëtim Duro, nuk ka humbur shpresat. Thotë se mund të kualifikohen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencave, pavarëisht rezultatit negativ në ndeshjen e parë. Sipas tij, rezultati minimal i jep të gjitha mundësitë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“I referohemi edhe ndeshjes parë që sigurisht se kemi luajtur më mirë se kundërshtari . Ishte një humbje që të paktën nuk e meritonim por sigurisht mendojmë që në këtë ndeshje të japim maksimumin. I kam thënë skuadrës se është një ndeshje 90 minuta që duhet luajtur, ti japim të gjitha mundësitë tona dhe pastaj të shikojmë përfundimin e lojës” deklaroi trajneri Shpëtim Duro.

Trajneri Duro e pranon se mungesat e Radevskit dhe Zguros paraqesin handikap për skuadrën strugane. Por, beson në futbollistët e skuadrës se mund të plotësojnë këto mungesa.

Patjetër  që janë dy  mungesa të rëndësishme në formacion aq më shumë Radevski që ka munguar edhe në ndeshjen e zhvilluar në Ohër, që është një mungesë shumë e rëndësishme duke pasur parasysh formën aktuale që mundësonte  dhe  ishte njëri nga lojtarët më të rëndësishme në aspektin ofensivë. Edhe Zguro ka qenë  lojtarë  që ka luajtur stabil, ka kontribut për arritjen e kësaj  skuadre  deri në këto momente”, tha trajneri Shpëtim Duro

Struga Trim Lum ka edhe 90 minuta lojë për të bërë historinë dhe të bëhet klubi i dytë nga Maqedonia që garon në fazën e grupeve. Jo vetëm kaq! Nëse arrinë kualifikimin mbushet edhe arka e klubit, pasi vetëm kualifikimi në fazën e grupeve sjell afro 3 milion euro.

Ndeshja Breidablik – Struga Trim Lum do të zhvillohet të enjten me fillim në ora 18:45 ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitër gjerman. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share