Struga TL dhe Shkëndija nisin më 8 janar, Gostivari më 9 janar, Shkupi më 10 janar, ndërsa Voska Sport më 11 janar

Pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor sipas ë Komisionit për gara në kuadër të FFM-së do të fillon më 18 shkurt.

Të gjitha ekipet, deri më 18 shkurt duhet të bëjnë përgatitje çdo klub sipas mundësive të veta tani më kanë filluar me kompletimin e ekipeve. Kjo do të thotë se ka filluar angazhimet apo largimet e lojtarëve ashtu siç pretendojnë stafet teknike  të ekipeve edhe pse afati kalimtar zyrtarisht fillon më 15 janar.

Kampioni vjeshtor Struga Trim Lum me përgatitje do të fillon me 8 janar, këtë për Klan Maqedoni e pohoi drejtori sportiv Besar Isaku.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“ 8 janari është caktuar për fillimin e përgatitjeve pë pjesën pranverore, ku ekipi ynë ka  obligim për të mbrojtur titullin kampion nga  sezoni I kaluar. Sa i përket lëvizjeve të mundëshme  do të dihet  ditëve  në vijim. Deri në këto moment  nuk ka asnjë risi”, tha ai.

Më 8 janar me përgatitje do të fillon edhe klubi i futbollit Shkëndija, këtë e pohoi zëdhënësi Faton Zylbeari, Sa i përket emërimit të trajnerit akoma nuk ka asgjë zyrtare por  kjo çështje do të mësohet deri më 4 janar (dita e enjte). Emri më përfolur për shef të stafit  teknik në ekipin kuqezi  është ai i Jeton Beqirit. Në ekipin kuqezi  gjithsesi se do të ketë edhe lëvizje tjera  afrime dhe  largime  të  lojtarëve..

FC Shkupi sipas të gjitha gjasave me përgatitje do të fillon me 10 janar, deri atëherë drejtuesit e klubit do të kompletojnë ekipin me lojtar të ri që do të angazhohen por do të mësohen edhe emrat e atyre që do të largohen nga Çairi.

Klubi I futbollit Gostivari ka caktuar 9 janarin si date për grumbullimin e pare për sezonin pranveror.

Deri  atëherë  zyrtarisht  do të mësohet se  cilët lojtar  do të mbeten në skuadër e  cilët prej tyre  do të largohen. Trajneri Muarem Muarem tha se këto ditë do të dihen emrat e lojtarëve që do të mbeten pjesë klubit dhe emrat e  lojtarëve që do të largohen.

Skuadra e Voska Sport sipas idesë të trajnerit Miljan Radoviq me punë  duhet të fillon më 11 janar, por sipas  tij fjalën e fundit do ta thotë pronari i klubit. Sa i përket rrjedhës së përgatitjeve dhe lëvizjeve  të mundshme  nga skuadra opinion do të njoftohet ditëve në vijim.

Në disa klube siç është rasti me Vardarin dhe Sileksin tanimë kanë zgjedhur  problemin me trajnerin. Kështu që Vardari zyrtarisht ka angazhuar Gorazd Mihajllovin për shef të stafit teknik, ndërsa  Sileksi ka angazhuar Aleksandër Vasovskin për trajner përgjegjës. Deri  në  fund të kësaj jave do të mësohen edhe lëvizjet eventuale  në klubet tjera anëtare të Ligës së parë.

Në xhiron e 19-të më 18 janar 2024,, në ora 14:00, takohen

Gostivari –  Vardari

Makedonija Gj.P – Shkëndija

Rabotniçki  –  Struga Trim Lum

Shkupi – Voska Sport

Sileksi – AP Brera

Bregallnica – Tikveshi   / KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share