Pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor sipas ë Komisionit për gara në kuadër të FFM-së do të fillon më 18 shkurt.
Të gjitha ekipet, deri më 18 shkurt duhet të bëjnë përgatitje çdo klub sipas mundësive të veta tani më kanë filluar me kompletimin e ekipeve. Kjo do të thotë se ka filluar angazhimet apo largimet e lojtarëve ashtu siç pretendojnë stafet teknike të ekipeve edhe pse afati kalimtar zyrtarisht fillon më 15 janar.
Kampioni vjeshtor Struga Trim Lum me përgatitje do të fillon me 8 janar, këtë për Klan Maqedoni e pohoi drejtori sportiv Besar Isaku.
“ 8 janari është caktuar për fillimin e përgatitjeve pë pjesën pranverore, ku ekipi ynë ka obligim për të mbrojtur titullin kampion nga sezoni I kaluar. Sa i përket lëvizjeve të mundëshme do të dihet ditëve në vijim. Deri në këto moment nuk ka asnjë risi”, tha ai.
Më 8 janar me përgatitje do të fillon edhe klubi i futbollit Shkëndija, këtë e pohoi zëdhënësi Faton Zylbeari, Sa i përket emërimit të trajnerit akoma nuk ka asgjë zyrtare por kjo çështje do të mësohet deri më 4 janar (dita e enjte). Emri më përfolur për shef të stafit teknik në ekipin kuqezi është ai i Jeton Beqirit. Në ekipin kuqezi gjithsesi se do të ketë edhe lëvizje tjera afrime dhe largime të lojtarëve..
FC Shkupi sipas të gjitha gjasave me përgatitje do të fillon me 10 janar, deri atëherë drejtuesit e klubit do të kompletojnë ekipin me lojtar të ri që do të angazhohen por do të mësohen edhe emrat e atyre që do të largohen nga Çairi.
Klubi I futbollit Gostivari ka caktuar 9 janarin si date për grumbullimin e pare për sezonin pranveror.
Deri atëherë zyrtarisht do të mësohet se cilët lojtar do të mbeten në skuadër e cilët prej tyre do të largohen. Trajneri Muarem Muarem tha se këto ditë do të dihen emrat e lojtarëve që do të mbeten pjesë klubit dhe emrat e lojtarëve që do të largohen.
Skuadra e Voska Sport sipas idesë të trajnerit Miljan Radoviq me punë duhet të fillon më 11 janar, por sipas tij fjalën e fundit do ta thotë pronari i klubit. Sa i përket rrjedhës së përgatitjeve dhe lëvizjeve të mundshme nga skuadra opinion do të njoftohet ditëve në vijim.
Në disa klube siç është rasti me Vardarin dhe Sileksin tanimë kanë zgjedhur problemin me trajnerin. Kështu që Vardari zyrtarisht ka angazhuar Gorazd Mihajllovin për shef të stafit teknik, ndërsa Sileksi ka angazhuar Aleksandër Vasovskin për trajner përgjegjës. Deri në fund të kësaj jave do të mësohen edhe lëvizjet eventuale në klubet tjera anëtare të Ligës së parë.
Në xhiron e 19-të më 18 janar 2024,, në ora 14:00, takohen
Gostivari – Vardari
Makedonija Gj.P – Shkëndija
Rabotniçki – Struga Trim Lum
Shkupi – Voska Sport
Sileksi – AP Brera
Bregallnica – Tikveshi / KlanMacedonia/