Strazburg: Debati për ballkanin perëndimor – vizioni evropian po humb shkëlqimin

AP E KËSHILLIT TË EVROPËS: NË BALLKANIN PERËNDIMOT KTHEHET NACIONALIZMI

Vizioni evropian po humb shkëlqimin dhe në vend të saj sërish paraqitet nacionalizmi, kurse gjithnjë e më shumë të rinj nga Ballkani Perëndimor, besojnë se asnjëherë nuk do të kycen në BE – thuhet në konkluzionet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, raporton Klan M.

Në debatin e sotëm në Strazburg për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimot, në këtë drejtim, më konkret ishin deputetët grek.

“Skadon koha për Ballkanin Perëndimor. Këtu është Kina, këtu është Rusia, këtu është Irani. BEja duhet  veprojë menjëherë – tha Dora Bakojani, ish ministre e jashtme e Greqisë.

“Derisa zbehen gjasat evropiane, gjithnjë e më tepër vërrehet një gjeopolitizim i ri I rajonit me palë të treta që luftojnë për ndikime dhe thellimin e çarjeve ekzistuese. Ky trend mund të bëhet më i fuqishëm për shkak se Ballkani Perëndimor, veçanërisht pas pasojave të luftës në Ukrainë, rrezikon të bëhet hapësirë për antagonizëm gjeopolitik që mund të eksportojë jostabilitet në BE” – deklaroi Jorgo Papandreu, deputet Grek.

Në këtë debat është prononcuar edhe deputeti I LSDM-së, Darko Kaevski, kurse deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Aleksandar Nikolovski dhe Arta Bilali Zendeli nuk erdhën në radhë për të folur dhe sipas rregullave kanë dorëzuar fjalimet.

Në debatin për Ballkanin Perëndimor nuk kishte deputetë nga Bullgaria, për shkak se pas zgjedheve parlamentare ende nuk është konstituar Kuvendi I ri bullgar. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share