Pacolli ironizon me Kurtin: Ndoshta është e vërtetë se mijëra kosovarë janë punësuar në Gjermani, Kroaci, Slloveni e Zvicër

Kryetari i AKR, Behgjet Pacolli, ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me shifrat e punësimit. Pacolli përmes një shënimi në Facebook thotë se është e papërgjegjshme në prag të krizës së dimrit të flitet me terma “fantazie”.

“Po lexoj në media se dikush ka folur për një rritje të lartë ekonomike në vend, për dhjetëra mijëra vende të reja pune dhe për të gjitha këto të mira që kanë ndodhur në Kosovë.

Mendoj se është jashtëzakonisht e papërgjegjshme në një krizë si kjo, me një dimër të vështirë përpara, të flasim me terma fantazie, vetëm e vetëm të blihet paqja sociale”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai shton se edhe në vendet më të zhvilluara sot nuk flitet për ndonjë rritje ekonomike apo vende pune, por diskutohet se si të përballen krizat, inflacioni dhe mungesa e energjisë.ReklamaPacolli thotë se ndoshta është e vërtetë që janë punësuar mijëra kosovarë, në Gjermani, Kroaci, Slloveni e Zvicër por jo në Kosovë.

“Ndoshta është e vërtetë se dhjetëra mijëra kosovarë janë punësuar, por jo në Kosovë. Janë punësuar Gjermani, Kroaci, Slloveni dhe Zvicër. Edhe ata (në këtë rast unë dhe kompanitë e mia) që krijojnë punësim në Kosovë, sot bojkotohen dhe pengohen nga kjo qeveri që nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka bllokuar e keqmenaxhuar paratë e taksapaguesve”.

Deputeti opozitar thotë se Kurti asgjë nuk ka bërë për të inkurajuar investitorët e mundshëm që të krijohen vende të reja pune. Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka vlerësuar se gjatë qeverisjes së tij ka pasur progres ekonomik në Kosovë, duke numëruar rritjen e prodhimit, eksportit si dhe numrin e të punësuarve, madje sipas tij janë 40 mijë persona që janë regjistruar si punëtorë. /EkonomiaOnline

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share