Stoltenberg: Perëndimi të mos krijoje varësi nga Kina

Shefi i NATOS dhe kryeministri spanjoll njoftuan gjithashtu investime në fushën e mbrojtjes për shkak të agresionit rus

Vendet perëndimore duhet të jenë të kujdesshme që të mos krijojnë varësi të reja nga Kina, pasi ato po largohen nga furnizimet ruse për shkak të agresionit në Ukrainë.Deklarata u bë nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një takimi në asamblenë parlamentare të NATO-s në Madrid.

“Ne shohim përpjekje në rritje nga Kina për të kontrolluar infrastrukturën tonë kritike, zinxhirët e furnizimit dhe sektorët kryesorë industrialë. Ne nuk mund t’u japim regjimeve autoritare asnjë shans për të shfrytëzuar dobësitë tona dhe për të na minuar. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos krijojmë varësi të reja veçanërisht nga Kina”, është shprehur Jens Stoltenberg.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë fjalës së tij të hapjes, Stoltenberg u shpreh se investimet në mbrojtje do të jenë një temë e rëndësishme duke përfshirë angazhimet pas vitit 2024. “2 për qind e PBB-së për mbrojtjen, duhet të konsiderohet si dyshemeja dhe jo tavani për investimet tona në mbrojtje” u shpreh kreu i NATO-s.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez iu drejtua gjithashtu Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe tha se policia spanjolle do të vendoset në Ukrainë gjatë javëve të ardhshme për të ndihmuar në hetimin e krimeve të supozuara të luftës. Një delegacion paraprak i zyrtarëve të policisë spanjolle ka mbërritur tashmë në Kiev për t’u takuar me përfaqësues të zyrës së prokurorit ukrainas.

“Solidariteti që kemi me Ukrainën lidhet me tre vlera nga të cilat nuk do të heqim dorë kurrë njëra prej tyre është drejtësia, krimet e luftës nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar, kujtesa dhe e vërteta. Kjo është arsyeja pse disa javë më parë ekipi që do të krijojë dislokimin e policisë spanjolle në mbështetje të autoriteteve ukrainase. Ne po trajnojmë gjithashtu personelin ushtarak ukrainas dhe do të marrim pjesë në misionin stërvitor të Bashkimit Evropian duke ngritur një qendër trajnimi në një qytet shumë të afërt spanjoll të cilin ju rekomandoj ta vizitoni, që është Toledo”, ka thënë Pedro Sanchez.

Oficerët spanjollë do të punojnë së bashku me hetuesit dhe prokurorët ukrainas në mbledhjen e provave që mund të përfshihen në rastet që hetojnë shkeljet e supozuara të ligjit ndërkombëtar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

Klan News

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share