Një tjetër çift i “Love Island Albania” është Ilda dhe Stivi, të cilët në fakt duket se janë në tentativë për t’u afruar akoma më shumë.
Astrologia Meri Shehu shpjegon në “Jo Vetëm Modë” se si dy shenja të kundërta kanë shanse për të krijuar diçka. Një Bricjap ka nevojë për pasionin dhe qëndrueshmërinë e një Akrepi.
Meri Shehu: Akrepi është shumë pasionant, i qëndrueshëm. Kur lidhet me dikë, ka një lloj ndjenje, nuk lidhet për lojë. Dhe Bricjapi nga ana tjetër kërkon seriozitet, vë qëllime dhe e shtron pak marrëdhënien në kohë, i pëlqen pasioni i Akrepit, sepse Bricjapët nuk kanë pasion. Janë pak njerëz të ftohtë në shprehjen e ndjenjave. Akrepi do i vijë vërdallë aq sa të mendojë se e ka helmuar me dashurinë e vet ose me ndikimin e vet, e ka sëmurur mund të themi. Se dashuria është dhe një sëmundje, jo në kuptimin e keq. I shikoj se mund ta menaxhojnë mirë marrëdhënien dhe mund të rrinë akoma bashkë./tvklan.al