Ben Affleck dhe Jennifer Garner takohen ende, kapen “mat” të përqafuar në makinë

Aktori, Ben Affleck pas divorcit nga Jennifer Garner, nisi jetën e re me diven e muzikës pop Jennifer Lopez, por dy ish-bashkëshortët mbeten në marrëdhënie të mira.

Kjo shihet edhe nga takimet e tyre, të kapura edhe nga objektivi i paparacëve, të cilat vazhdojnë normalisht edhe pas martesës së tij me Lopez. Arsyeja që dy aktorët po takohen ka të bëjë me fëmijët që kanë së bashku.

Megjithatë, takimi i tyre i radhës po diskutohet shumë në mediat rozë. Në foto, Garner është ulur në sediljen e pasme të makinës, ndërsa vajza e tyre më e vogël, Serafina, është pranë tij në sediljen e pasagjerit.

Aktori mbështetet në shpatullën e ish-bashkëshortes së tij pak para se ajo të zbresë nga makina dhe ata i thonë mirupafshim njëri-tjetrit me një përqafim.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share