Stano: “Non Sens” pohimet se BE-ja nxit protestat antiqeveritare në Serbi!

“NARATIV RUS ME TË CILËN SERBIA DUHET TË PËRBALLET”

“Non sens” janë pohimet se BE-ja përpiqet të implikohet në punët e brendshme dhe të nxisë protesta antiqeveritare në Serbi – ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

“Është një narativ rus me të cilën Serbia duhet të përballet, për cka ne kemi biseduar me partnerët tanë në shumë raste. Është koha kur duhet të mendojmë, të bisedojmë dhe të sillemi në mënyrë evropiane, nëse duam që aspiratat evropiane të jenë kredibile. Për këtë bisedojmë me partnerët tanë, jo vetëm në Serbi” – tha Peter Stani, zëdhënës i KE-së.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave në Qeverinë serbe, Sinisha Mali, ka deklaruar se vendet e rajonit, dhe vendet anëtare të BE-së kanë interes që të shkaktojnë trazira në Serbi, në mënyrë që të zëvendësohet qeveria e zgjedhur nga qytetarët në zgjedhje.

Duke komentuar protestat e një pjese të opozitës Mali theksoi se zgjedhjet e fundit ishin të “pastra si loti” edhe pse sipas tij u investuan qindra milionë euro për ta ndryshuar vullnetin e votuesve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share