Lizz Truss zgjidhet kryeministre e Britanisë

Liz Truss është kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. Ajo mundi Rishi Sunak dhe u zgjodh në krye të Partisë Konservatore. Rezultati ishte më i ngushtë nga sa pritej. Truss mori 57% të votave të vlefshme.

Sipas asaj që shkruan BBC, sfida e parë urgjente e udhëheqëses së re të konservatorëve është shpallja e një plani për të trajtuar kostot në rritje të energjisë.

Truss mësohet se po shqyrton një ngrirje të faturave të energjisë. Ekipi i saj po shikon “shumë masa”, thotë një burim për BBC, të cilat pritet të bëhen publike të enjten.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Truss pritet të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministres të martën, kur do të udhëtojë për të takuar mbretëreshën në Balmoral të Skocisë.

Kryeministrja e re e Britanisë vlerëson paraardhësin e saj Boris Johnson: Jeni i admiruar nga Kievi në Carlisle

Në fjalimin e saj të fitores, Liz Truss tha se ishte nder që ishte zgjedhur në krye të konservatorëve. Ajo vlerësoi kundërshtarin e saj në këtë betejë, Rishi Sunak.

Po ashtu, Truss vlerësoi qëndrimin e ish-kryeministrit Boris Johnson përballë Vladimir Putin, që ia doli të çonte deri në fund Brexit-in dhe që ia doli të mundësonte vaksinën kundër Covid.

“Jeni i admiruar nga Kievi në Carlisle”, tha ajo, fjali e cila u prit me një duartrokitje të vonuar dhe disi të heshtur nga publiku.

Më tej, Truss u zotua të zbatojë premtimet e saj ndaj votuesve, duke thënë se Partia Konservatore duhet të tregojë se mund t’i përmbushë gjatë dy viteve të ardhshme.

Ajo tha se ka një “plan të guximshëm” për të ulur taksat dhe për të rritur ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Për sa i përket çështjes mbizotëruese të rritjes së faturave të energjisë, ajo tha se do ia dalë, duke u marrë jo vetëm me faturat, por edhe me çështjen afatgjatë të furnizimit.

Siç shkruan BBC, në fjalimin e saj të fitores Truss la të nënkuptohet se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Ajo do të jetë kryeministrja e tretë radhazi që vjen në këtë detyrë pa zgjedhje./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share