Standardi i ulët i qytetarëve i zbeh festat e fundvitit

Qytetarët: Rritja e çmimeve nuk ua lejon pushimet dimërore

Në prag të ndërrimit të viteve, qytetarët thonë se standardi i ulët, nuk u mundëson që të mund të udhëtojnë jashtë shtetit për pushime ose për festë. Për KLAN MAQEDONI qytetarët thonë se pagat janë të ulëta dhe nuk mund të kursejnë për udhëtime. Ndërsa agjencitë turistike shpresën e kanë gjatë sezonit të verës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Festat e Vitit të Ri nuk sjellin pushime e as gëzim të veçantë për shumicën e qytetarëve në vend. Ata thonë se dëshira për udhëtimi jashtë vendit gjatë festave është vetëm ëndërr.

“…Kjo dëshirë për shumë qytetarë mbetet e pa realizuar… Standarti i ulët në vend dhe rrogat e ulëta janë arsyeja kryesore”, raporton gazetarja e KlanM, Neal Sejfulla.

Për KLAN MAQEDONI qytetarët thonë se gëzim i vetëm mbetet vetëm nëse më të afërmit e tyre në mërgim vijnë për pushime dimërore në vendlindje.

“S’ka standarde popullata askund. Rroga të ulëta, çdo ditë hipin çmimet, tash hipi edhe rryma 25 a 26 përqind ku të shkojm”.

“Rrogat kanë ngrirë të gjitha, rrogat janë të vogla nuk mundemi të mbërrijmë pritjen e Vitit të Ri  në një shtet tjetër apo restorant, ekonomia e dobët”.

“Vetëm në shtëpi. Nuk ka llogari, njerëz papunë, pa rroga, pa asgjë. Kjo është e gjitha kot”.

“Vallahi nuk besoj unë se kanë standarde. Neve ata na i sigurojnë edhe biletat edhe udhëtimet fëmijët, nëse mbet për mua unë jam me 4.000 denarë ndihmë sociale”.

“Unë në pushim jam jetoj në Francë dhe ditën e premte kthehem prapë në Francë. Vendlindja është kjo. Është mirë këtu, duhet të kursesh shumë për të shkuar në pushime. Rrogat këtu janë të dobëta edhe mirë nëse s’ka korrupsion, korrupsioni është aq i madh saqë rroga nuk mund të rriten”.

Agjencitë turistike, thonë së në krahasim me vitet e kaluara, interesimi i qytetarëve për të udhëtuar gjatë festave të fund vitit është shumë më i ulët.

“Në krahasim me standardin, standardi është shumë i vogël, edhe për atë kërkesat këtë vit janë shumë të dobëta. Vetëm një pakicë, ata që kanë buxhet, ata i frekuentojnë edhe vendet më të largëta”, thotë Albana Bislimi nga një agjenci turistike.

Agjencitë turistike shpresojnë që gjatë sezonit të verës të keni interesim më të madh të qytetarëve për udhëtime si dhe për pushime./KlanMaceodonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share