Sruga Trim & Lum shënoi fitoren e 10-të sezonale

Në Kratovë, Sileksi – Struga TL 1:2

Në ndeshjen hapëse të javës së 16-të në Ligën e pare të futbollit vendor , lideri në rendiitjen e tabelës Struga Trim Lum shënoi fitore shumë rëndësishme, kësaj radhe kundër Sileksit në Kratovë me rezultatin 2-1. Katër takimet tjera zhvillohen të dielën në ora 13:00

Ekipi i trajnerit Srgjan Zaharievskit me fitoren në transfertë kundër Sileksit në Kratovë regjistruan tre pikët e reja dhe vazhdojnë të mbajnë kreun e tabelës tani me 33 pikë .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Struganët që në pjesën e parë siguruan fitoren duke shënuar dy golat . Së pari Besart Ibraimi në minutën e 10-të nga penaltia. Ndërsa në minutën e 24 Maleski shënoi golin e dytë pë struganët që ndodhi edhe të jetë vendimtar për fitoren e liderit në renditjen tabelore kur dihet se vendasit nga minuta e 21-të mbetëm me një lojtar më pak, kur arbitri ndëshkoi Llamallarin me kartonë të kuq.

Në pjesën e dytë me një futbollist më pakë Sileksi e gjithë at që mund të bënte ishte goli i nderit që e realizoi Marjan Ristovski në minutën e 83-të.

Pas kësaj ndeshje të sotme Struga Trim Lum, nga 15-të ndeshjet e zhvilluara ka 10 fitore, 3 barazime dhe dy humbje me gjithsej 33 pikë të grumbulluara.

Katër ndeshjet tjera të javës së 16-të zhvillohen të dielën në ora 13:00, Takohen: Shkëndija – Tikveshi, Pobeda – Shkupi, Rabotniçki – Makedonija Gj.P dhe Skopje Akademia Pandev./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share