Arsovska ndryshon mendje, nuk dëshiron të merret më me politikë por me projekte

Tre ditë më parë, në seancën për pyetje të këshilltarëve në Qytetin e Shkupit, e para e qytetit në pyetje konkrete, merrej vetëm me politikë, raporton Klan M.

”Ku është Mickoski? Nuk po e shoh këtu. Ku po fshihet Mickoski? A kemi përgjigje në këtë pyetje? Nuk është askund! Po fshehët! Në VMRO DPMNE ka shumë njerëz të ndershëm, të guximshëm por Mickoski për fat të keq nuk është njëri prej tyre” – tha Arsovska.

E sot, doli për të promovuar nisjen e ndërtimit të një rruge në Gazi Babë, ku kryetari i Komunës nuk ishte prezent. Prej sot, Arsovskës nuk i intereson më për politikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Nuk do të doja të hy në debate politike. Për mua interesi i vetëm është interesi i qytetarëve. Nuk kam koment, nuk më intereson politika. Më intereson interesi i qytetarëve Arsovska thotë se koha do të tregojë se a do të bëhet më mirë apo më keq pas konfliktit të hapur që plasi me VMRO DPMNE-në”

”Sa i përket politikanëve në këtë shtet, çështjen se a do ti përkrahin këto projekte ua lë atyre. A do të jetë më mirë, apo a do të jetë më keq koha do të tregojë. Atë që mund unë ta them është se e kemi patjetër të punojmë në interes të qytetarëve dhe mbrojtjen e mjeteve që ata i japin për tu realizuar projektet” – deklaroi Arsovska.

E si do të funksionojnë Ndërmarrjet publike, pa drejtorë.

Asnjë funksion nuk është dhënë përgjithmonë, është normale që nëse ekzistojnë punë që nuk i përmbushin kërkesat duhet të ketë përgjegjësi. Kur bëhet fjalë për interesin publik nuk besoj se
duhet të mbrohet ndonjë funksion. Më shumë se 100 punësime për një kohë të shkurtër në vetëm një ndërmarrje publike, e për këtë
çështje po heton edhe administrata e qytetit. Arsovska thotë se pasi të mblidhen të gjitha informatat ata do të dalin me raport të kompletuar. Foli edhe për Gruevskin, për të cilin tha se nuk e ka kontaktuar asnjëherë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share